Reperi Eli-G rrëfen ndodhinë e tmerrshme që i rrezikoi jetën: Dola para armës për të mbrojtur…

Sa i takon karrierës si reper, “A din me Bo Twerk” është një nga projektet më të preferuara të tij si këngë e video, ku Eli-G (Elsamed Senaj) shfaqet i rrethuar nga femrat seksi. Por tashmë 23 vjeçari, ish lojtar i “Big Brother 9” i ka hyrë edhe kinemasë, me rolin e tij në filmin e ri me titull “Dashuria s’majton” me regji të Drilon Hoxhës. Për armët që mbajnë në duar aktorët në këtë film, incidentin që i vuri në rrezik jetën, femrat, dashurinë dhe paratë Eli-G flet në këtë intervistë për revistën “Story”.

Pas “Big Brother 9” i je rikthyer muzikës ndërsa ke publikuar shumë klipe brenda një kohe të shkurtër. Çfarë të inspiron më shumë në klipet e tua?
Më inspirojnë shumë gjëra, si vendet e mënyra e xhirimve. Ka klipe që janë bërë edhe si filma, sic ështe kënga si-5-77777. Mjetet që kemi përdorur, përgjithsisht tek të gjitha klipet që kam realizuar janë të kushtueshme, pra janë shtrenjta.
“Për disa njerëz mund të jetë punë e pisët, por për ne është punë e pastër Coming Soon “Dashuria s’mjafton”, ishte mbishkrimi i fotos ku shfaqeshit një grup djemsh me armë në duar. Për çfarë bëhet fjalë?
Ajo foto është shkëputur nga xhirimet e fundit të filmit “Dashuria s’mjafton”, me regji të Drilon Hoxhës, një projekt ky madhor. Për ne nuk është e pisët, sepse i kishim armët me leje (qesh), edhe i kemi në duar se po bëjmë art. Ndërsa shumë të tjerë i përdorin për të shkatërruar jetën e dikujt”, pak a shumë këtë doja të thosha me mbishkrimin tim.
Zakonisht reperat e kanë jetën të mbushur me aventura. Deri tani cila ka qenë aventura jote më e madhe?
Aventura ka shumë jeta ime. Të thuash për femra nuk është më një aventurë, sepse mërzitet edhe publiku…
Rasti kur vure jetën në rrezik?
Në rrezik kam vënë veten, kur kam marrë përsipër fajin e dikujt tjetër duke dalë para armës për të mbrojtur një person.
Je në muzikë edhe për të fituar para? Pra pasuria është ambicia jote më e madhe në jetë?
Ambicja ime nuk është paraja, është dashuria, puna dhe suksesi. Paraja nuk është asgjë por është gjithçka. Nëse ke këto tre të parat sigurisht që do të kesh edhe paratë. Pesonalisht mund të arrij shumë në jetë, por edhe s’mund të arrij, varet çfarë i kërkon jetës që ajo t’i ofrojë ato gjëra. Unë jam person që kërkoj shumë gjithmonë, edhe kënaqem pak, por gjithmonë me besim në Zot të arrijmë aq sa të bëjmë një jetë normale.
Një reper si ty e ka të vështirë të ketë një të dashur të vetme në krah?
Jo, nuk është e vështirë për një reper si unë të ketë lidhje normale. Nëse vjen vajza perfekte, ose ajo femër që di të më rrëmbejë zemrën, dhe nuk lë hapësirë për femra të tjera është shumë e thjeshtë. Pra varet sesa të mbush një person me ndjenjë.
Kur ke plan ta hedhësh hapin e martesës?
Sa i përket martesës është në planet e mia më të largëta, pasi jam vetëm 23 vjeç kështu që kam kam kohë. Këë periudhë mund të them se jam i martuar me muzikën.