Reperi Aggro hap sherr me Feron, zbulon në këngë se si i marrin peng të dashurën

Një tjetër sherr? Reperi i ri i bën DISS Feros me këtë këngë dhe ndoshta s’do e presë aspak mirë! Fero është një ndër reperët më IN të momentit, i cili në një kohë shumë të shkurtër u pëlqye shumë nga publiku.

Ai ka sjellë shumë hite, por edhe është përfolur për “sherret” me reperat e tjerë shqiptarë të cilët i ka ngacmuar me DISS-e, por edhe i kanë ardhuar DISS-e në drejtim të tij. E njëjta gjë i ka ndodhur së fundmi nga reperi “Aggro” i cili ka lançuar në “YouTube” këngën e tij të re dhe një një diss për Feron dhe labelin muzikor ku ai bën pjesë.

Ai nuk i përmend emrin në tekst Feros, por i referohet këngës së tij “Gang Gang” dhe e quan “g*y-gang”, madje i thotë që vijnë ia marrin të dashurën peng. Sipas fjalëve që kanë qarkulluar në rrjet bëhet fjalë për një takim në Londër mes Aggro dhe Arbenitës, por e gjitha kjo mund të mbetet në kufijtë e fantazisë përderisa nuk ka fakte dhe nuk është pranuar nga palët. Sherri ka nisur pas klipit “Mon Bebe” të Aggro, të cilin mesa duket nga pamjet Fero e ka “kopjuar” pak.