Renis Gjoka tregoi trishtimin e tij për Teatrin me foton më emocionuese të së bijës
Lidhur me shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar kanë reaguar shumë personazhe të njohur. Një nga postimet më emocionuese ka qenë edhe ai i Renis Gjokës.
Renisi ka ndarë një foto të realizuar jo më larg se dje, ku shihet vogëlushja Aura në karrocë, me godinën e teatrit të sfond. Një kujtim ky, për të cilin këngëtari është i bindur që e bija do ta falenderojë më vonë. “Kisha parandjenjë se do të ndodhte”, ka shkruar ndër të tjera, Renisi.
“Si shumë ditë të tjera, edhe një ditë para se të prishej isha aty. Mora edhe Aurën me vete. E kisha parandjenjën se do të ndodhte, prandaj vendosa t’i bëja një foto bashkë me Teatrin. Ajo është foshnje dhe nuk kupton gjë. Por jam i bindur që kur të rritet, do të më falenderojë për këtë foto. Nuk dua të zgjatem fare për atë çfarë i ndodhi, sepse tashmë nuk lia vlen. Por po them vetëm TURP!”, ka shkruar Renisi.
Një foto emocionuese, duke marrë parasysh se kjo godinë, mëngjesin e sotëm u kthye në gërmadha.
News31.al