Renis Gjoka: Nëse të qenit çift nuk të duket më ide e mirë, e keqja qëndron tek…

Hera e fundit kur ngrite kokën lart nga Zoti?
Sot.
Mëkati më i madh që ke bërë, e që të kanë bërë?
Kam bërë shumë. Nuk di t’ju them cili është mëkati më i madh, pasi mendoj që nuk kam qenë ndonjëherë aq i dëmshëm sa t’i fus gabimet e mia te mëkatet e mëdha. Ndërsa për këtë të dytën, mendoj se njeriu duhet të fitojë imunitet sa më shpejt të jetë e mundur nga padrejtësitë që i bëhen në jetë. E si rrjedhojë, do të jetë aq i qetë me veten saqë do e ketë të vështirë të kujtojë të këqijat apo padrejtësitë që i janë bërë.
Kujtimi i fundit më i ëmbël, dhe ai i hidhur?
Kujtimi i fundit i ëmbël, darka familjare e disa ditëve më parë. Kujtimi i fundit i hidhur, ndarja nga jeta e mjeshtrit dhe mikut, Françesk Radi.
Paratë që shpenzove së fundmi, dhe pse?
Për këngë e klipe.
Kur përjetove qiellin e shtatë?
E kam përjetuar shpesh. Jam në pritje ta përjetoj sërish herë pas here. Jam optimist.
Sa kohë ka kaluar kur ndieve mungesën e gjysmës tjetër?
Asnjëherë.
E keqja e të qenit çift?
S’ka asnjë të keqe nëse je mirë në çift, dhe ka shumë të këqija nëse të qenit në çift nuk të duket më ide e mirë. Domethënë varet nga këndvështrimi. Është subjektive.
Nëse do të ishe mashkulli i vetëm i rruzullit, si do t’i organizoje femrat?
Do t’i organizoja sipas kombësisë, gjatësisë dhe së fundmi sipas ngjyrës së flokëve.
Kur ke shkëmbyer mesazhe dashurie për herë të fundit?
Sot.