Renis Gjoka “arratiset” pas finales së “The Voice Kids”: Mos i bini telefonit!

Këngëtari Renis Gjoka ka vendosur të marrë disa ditë pushimi pas lodhjes dhe përkushtimit në talent show-n “The Voice Kids”, që u finalizua ditën e premte me shpalljen e fituesit Denis Bonjaku, pjesë e skuadrës së Miriam Canit. E pas finales, këngëtari ka zgjedhur detin për t’u relaksuar pas mbylljes së këtij angazhimi televiziv, ku ishte një nga mentorët e skuadrës së pëerbashkët me Aleksandër Gjokën. “Mos i bini telefonit për një javë. Dërgoni vetëm sms, nëse do e shoh të arsyeshme do t’ju përgjigjem! Pas një jave rikthehem po i njëjti, sërish një njeri i mirë”, ka shkruar Renisi krahas fotos së postuar në Instastory.