Rënie drastike në peshë, Fifi zbulon me një foto ndryshimin e saj
Fifi êshtë një nga këngëtaret më të talentuara të momentit.
Përveç hiteve, Fifi ka marrë vëmendje edhe me peshën e saj dhe mesazhet e ndryshme herë pas here, që vajzat ta pranojnë veten e tyre si janë dhe mos kenë komplekse.
Megjithatë kohët e fundit Fifi ka zbuluar se po e mban veten në formë, për shkak se kilet e tepërta i kanë sjellë probleme në shëndet.
Ajo ka publikuar një foto me rrobabanjo disa orë më parë dhe ndryshimi është mjaft i dukshëm.
Fifi ka pësuar rënie drastike në peshë dhe është komplimentuar shumë për paraqitjen e saj.
Kujtojmë se momentalisht ajo po shijon suksesin e bashkëpunimit të saj me Young Zerkën “Pa gajle”.