Renee mbush 4 vjeç, zbulohen pamjet e para të festës së organizuar nga Nora dhe Roberti

Ditën e djeshme, Renee ka festuar ditëlindjen e saj të katërt. E veshur si princeshë, Nora dhe Roberti i kanë organizuar asaj një ‘party’ me bashkëmoshatarët e saj.

Renee-2

Nga fotot e publikuara, duket se këngëtarët kanë zgjedhur një dekor me ngjyrën rozë dhe të rrethuar me tullumbaca.

Renee-3

Renee dukej shumë e lumtur nga festa e organizuar, ndërsa aty ishte dhe mikja e saj e ngushtë Bella, vajza e Valdrin Sahitit. “Gëzuar ditëlindjen mikes së ngushtë të Bellës, Renee shpirti”, ka shkruar Valdrini në një foto ku Bella shfaqet krah Renee duke buzëqeshur.

Renee-4

Për ditëlindjen e Renee, nuk kanë munguar dhe urimet ‘online’ nga kolegët e Norës apo Robertit./revistawho.com