Rëndohet situata në Spitalin Infektiv, 4 pacientë futen në intubim
Ministria e Shëndetësisë njoftoi mëngjesin e së mërkurës se 2 qytetare nuk e kanë fituar dot betejën me Covid-19 në spitalin infektiv, ku po trajtoheshin në terapi intensive si pasojë e simptomave të rënda të shkaktuara nga Covid19.
Pacientet 58 dhe 59 vjeç nga Tirana kishin disa sëmundje bashkëshoqëruese.
Ajo që nënvizon Ministria e Shëndetësisë është se situata në Spitalin Infektiv paraqitet serioze, ku ka rëndim të gjendjes shëndetësore të pacientëve në terapi intensive dhe është rritur numri i pacientëve të intubuar.
Aktualisht janë të shtruar 83 pacientë në spital, 10 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë.