Rëndohet gjendja shëndetësore e Fatos Nanos
Fatos Nano vuan nga insuficenca respiratore, pamjaftueshmëri e mushkërisë për të funksionuar normalisht. Ish-kryeministrit i është kthyer problemi kronik respirator që në gjuhën mjekësore, njihet me SPOK, sëmundje pulmonare obstruktive kronike.
Ish-kryeministrit i është kthyer në një shqetësim kronik, dhe për këtë arsye, brenda këtij viti është paraqitur disa herë herë në spital për të marrë shërbim mjekësor.
Hera e fundit ishte të Enjten e kaluar, ku Fatos Nano u paraqit në gjendje të rënduar. Lajmi u bë publik vetëm dy ditë më parë, ndërsa u panë sinjale pozitive pasi doli nga intubimi. Por në orët e fundit situata e tij është përkeqësuar dhe për këtë arsye mjekët kanë vendosur të ndjekin një procedurë tjetër trajtimi për të normalizuar parametrat jetësorë të ish-kryeministrit Fatos Nano.
Klan News