Renato Mekolli largohet nga “Hell’s Kitchen”, ja kush do e zërë vendin e tij

Për arsye që ende nuk dihen, shefi i njohur, Renato Mekolli ka vendosur të largohet nga “Hell’s Kitchen”. Lajmin e ka bërë vetë të ditur autorja e programit, Zefina Hasani. “Se mendoja asnjehere se do te ndodhte keshtu por ja qe ndodhi. Renato u largua per arsyet e tij e ne duhet te vazhdonim me nje tjeter shef. Neser Hell’s Kitchen eshte pa Renaton. Flm @alsi_sinanaj qe pranove te vish nga Athina ne nje kohe rekord. Situatë e jashtëzakonshme në Hell’s Kitchen Albania. Largohet shef Renato! Një tjetër shef nga Athina do zërë vendin e tij. Nesër në orën 21:00, në Top Channel”, shkruan Hasani në Instagram. Edhe Renato ka reaguar me një postim në ‘Instagram’, por pa u zgjatur shumë dhe duket sikur ka lënë çdo gjë të hapur për një rikthim. “Disa mbase do gëzohen, disa do mërziten! Vazhdimisht nuk i dihet…”, shkruan ai. Ndoshta bëhet fjalë vetëm për një puntatë dhe jo për një ikje të përhershme.

https://www.instagram.com/p/B5sCrjiAh1x/?utm_source=ig_embed

Renato-2