Renato Mekolli është “gangsteri më i madh i momentit” për këtë këngëtar

Këngëtari i njohur së fundi Skerdi ka shprehur disa fjalë për të famshmin Renato Mekolli, shefi i kuzhinës më të njohur ‘Hell’s Kitchen” (Kuzhina e ferrit) tashmë edhe në Shqipëri. Shumë prej jush e dini që Renato është jashtëzakonisht i rreptë kur bëhet fjalë për disiplinë në kuzhinë, por edhe për t’iu përshtatur formatit origjinal të programit. Pikërisht për këtë, e ka komentuar Skerdi. Këngëtari bëri disa Instastory mbrëmë, njëra prej tyre ra në sy. “Gangsteri më i madh për momentin”, shkroi Skerdi me shaka, në momentin kur Renato po i kritikonte skuadrat, shkruan Prive. ”Hell’s Kitchen” është program i krijuar nga Cedi Grodon Ramsey, i nominuar tre herë për çmimet “Emmy Aeards”, dhe tani vjen nga Renato Mekolli, si patentë e blerë nga Top Channel.