Renato Mekolli befason me deklaratën: Do të largohem nga Shqipëria!

Teksa të gjithë janë në pritje të emisionit “Hell’s Kitchen” që këtë sezon është thënë se do të ketë surpriza, Renato Mekolli i ka habitur të gjithë me një përgjigje që i ka dhënë ndjekësit të tij. Shefi i njohur i kuzhinës ka deklaruar se do të largohet nga Shqipëria. Ai ka shtuar se këtu është vetëm kalimtar!

Renato-Mekolli-2

“Intervistë me ju. Dërgoni pyetjet fansusha”, shkruan Renato në “Instastory”, aty ku dikush e pyet: “A të ka shkuar ndonjëherë në mendje të rikthehesh përsëri jashtë shtetit për të punuar?”. “Unë jam kalimtar në Shqipëri, do të largohem përsëri!”, i përgjigjet Renato. Por kjo nuk do të thotë se shefi i njohur i kuzhinës do të lërë programin e famshëm.

Renato-Mekolli-3

Në këtë bashkëbisedim me ndjekësit e tij, ai ka folur edhe për vështirësitë që ka ndjerë në fillimet e karrierës, duke qenë në një vend të huaj. “Në një vend të huaj, dhe të jesh shqiptar, vetëm vështirësi ke”, shprehet Renato./Panorama Plus