Renada Caci bën atë që s’e ka bërë askush, ja ç’bëri për qenushët e mbijetuar nga tërmeti në Turqi
Aktorja e njohur, Renada Caci ka kryesuar nismën më prekëse, që mund t’i vinte në ndihmë Turqisë pas tërmetit tragjik.
Aktivistja më e njohur në Shqipëri në mbrojtje të jetëve të katërputroshëve ka bërë të mundur grumbullimin e ndihmave (thasë me ushqime) për qenushët e mbijetuar në Turqi, nga tërmeti fatal. Revista “Story” ju sjell videon nga momenti i dërgimit të ndihmave, ku Renada shihet e lumtur që po u vjen në ndihmë aenushëve dhe të zotëve të tyre në këto ditë të vështira.
“Më kërkoi bashkëpunim një deputete në Turqi, duke më zgjedhur mua si një personazh, që i dua dhe i mbroj me shpirt qenushët. Kështu me ndihmën edhe të bashkëpunëtoreve si Dr. Lenda arrita ta finalizoja këtë nismë timen”.
Renada Caci, që tashmë po e shohim të luajë në serialin “Nina”, është gjithmonë nismëtare me mesazhet sensibilizuese në mbrojtje të katërputroshëve/www.story.al