Rekrutohen shefat e kuzhinës Alfio Rrotani dhe Indrit Çela, ja ku do i shihni!

Alfio Rrotani dhe Indrit Çela janë dy nga shefat e kuzhinës më të njohur në vend. Ata prej disa kohësh drejtojnë emisionin e tyre të gatimit “Kripë e piper” në In Tv, por që prej një viti janë përfolur se do të largohen në një tjetër ekran, atë të televizionit “Klan”, shkruan Icon Style. Kohët e fundit dyshja e njohur është parë në ambientet e televizionit “Klan” dhe mendohet se sezonin e ri televiziv do t’i shohim me një emision gatimi në “Klan” nën produksionin e Pandi dhe Bledi Laços.