Rei Toska ngre kupën e Kampionit të Europës, sportisti rrëfen si i siguroi Shqipërisë dy medalje ari
Një tjetër kampion i shtohet Shqipërisë në Kampionatin Europian të Londrës. Shqiptari Rei Toska është shpallur Kampion absolut i Europës në “Bodybuilding Natyral Division”, ku i ka siguruar Shqipërisë dy medalje ari.
Të dielën në Londër u zhvillua Kampionati Europian Bodybuilding Natyral Division, ku për herë të parë përfaqësohej edhe Shqipëria. Kampioni i ri i Europës, Rei Toska, kishte zgjedhur të përfaqësonte Shqipërinë. Rei Toska e ngriti kupën e kampionit pas një gare mes 25 konkurentësh të përzgjedhur nga e gjithë Europa.
“Më kërkuan të zgjidhja për cilin vend do të konkurrojë dhe zgjodha vendin tim Shqipërinë,” tha kampioni Toska për revistën “Story””.
Më 22 Korrik të po të këtij viti Toska kishte marrë medaljen e parë në MR. Universiteti në Britaninë e Madhe, ku u kualifikua edhe për në Kampionatin Europian, që do të zhvillohej në Londër, ku edhe këtu u kurorëzua me sukses duke i dhënë Shqipërisë për herë të parë në histori dy medalje ar,dhe duke u shpallur kampion absolut në oëerall për të gjithë kampionatin, Gjithashtu ka siguruar edhe kualifikimin direkt për në Kampionatin Botëror që do të zhvillohet në Nëntor të 2022 në Toronto të Kanadasë.
Edhe në Botëror, Rei Toska angazhohet se do të përfaqësojë flamurin shqiptar. Rei tregon se, përgatitjet do t’i fillojë në muajin mars i mbështetur nga nutricienti dhe trajneri i tij, për të sjellë një performancë dhe një fizik, ku do të synojë hyrjen në zonën e medaljes.
“Ky Europian nuk është vetëm një fitore e imja, por e gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen!”- tha Toska.
Duke folet për përjetimet e garës dhe trimfit ai u shpreh: “”Skena e arenës madhështore në Londër, solli emocione akoma më të forta për mua. Këto medalje më kanë dhënë një motivim që do të vazhdoi të luftoj serisht i palodhur dhe me vetëmohim dhe besim për më shumë medalje në të ardhmen që ta bëjë gjithmonë krenarë vendin tim! Stërvitja do të vazhdoi sistematike dhe e mire organizuar, kësaj herë për të dhënë maksimumin në botërorin e ardhshëm. Sot Shqipëria është kampione e Europës në Bodybuilding Natyral Division. Por nesër pa më të voglin dyshim do të jetë Kampion Bote. Besoj tek puna ime, besoj tek këmngulja dhe aftësitë e mija!”- është shprehur ndër të tjera Rei.
Kampionati Europian u zhvillua me pjesëmarrjen e 25 konkurentve nga vende të ndryshme të Europës. Sa i përket Rei Toskës, ai ka një karrierë të konsoliduar pasi për 19 vjet njihet si atlet profesionist, anëtar i ekipit kombëtar, dhe pjesëmarrës në shumë aktivitete ndërkombëtare. Në garën e Londrës e prezantuan me ” From the Truck to the Stage “./Story.al