Regjizorja kosovare tregon se është ngacmuar nga Diellza Kolgeci, Zeqiri: Kam qënë bullied nga ajo, ishte shumë e egër

Regjisorja Blerta Zeqiri tregoi se dikur është ngacmuar dhe goditur nga Diellza Kolgeci.

Regjizorja kosovare Blerta Zeqiri, është rikthyer në fëmijërinë e saj dhe ka folur për njohjen që kishte me aktoren Diellza Kolgeci.

E ftuar në rubrikën “Rikthim në kohë” në emisionin e mëngjesit në ‘T7’, ajo ndau një përvojë jo të mirë nga e kaluara.

Regjisorja tregoi se dikur është ngacmuar dhe goditur nga Diellza Kolgeci.

“Jam nga Suhareka, edhe babi i Diellzes është nga Suhareka, andaj shpesh vikendeve vinin tek ne. Mua, më binte të rrija dhe të luaja me të. Por, ka pasur edhe raste kur jemi përleshur. Në fakt, Diellza, është njeriu që më ka rrahur më së shumti në jetë. Ka qënë shumë e lazdrume. Ose me u bo e dhunshme me të ose me u bo e lazdrume e me ja dasht. Kur kam qënë më e vogël kam qënë bullied nga Diellza. O kon shume e bukur, miss, e ka qënë shumë e egër. E kam kuptu nanën e Diellzës pse nuk e ka nal Diellzën prej të kqijave që më bënte”, tha Zeqiri.

Regjisorja, me shaka tregoi se një herë ka mbledhur disa fëmijë të lagjes për ta mundur Diellzën.