Regjistron videon e lamtumirës, 39-vjeçari britanik në prag të vdekjes nga Covid-19: Kam injoruar çdo këshillë, mos u bëni idiotë dhe ju, as armikut s’do ja dëshiroja

Një baba 39-vjeçar i lënë në prag të vdekjes nga koronavirusi është lutur para publikut britanik që ‘të mos jetë idiot’ dhe të dëgjojë këshillat e qeverisë për të qëndruar në shtëpi.

Matt Dockray, në gjendje të rëndë për jetën, pasi virusi vdekjeprurës Covid-19 i ka shkatërruar mushkëritë, ka bërë një thirrje për të gjithë popullin britanik, që të dëgjojnë qeverinë dhe të qëndrojnë të mbyllur në shtëpi.

I sëmurë prej tre javësh Dockray tha se simptomat e tij filluan me një kollë të thatë më 1 mars. Pasi gjendja e tij erdhi duke u rënduar ai regjistroi një video të lamtumirës për gruan dhe fëmijën e tij dhe ‘gati u dorëzua për shkak të dhimbjes dhe frikës’.

Ai tani u ka bërë thirrje britanikëve që mund të mendojnë se janë ‘të pathyeshëm’ për të ‘mos qenë idiotë’ dhe t’u përmbahen masave të vendosura për të parandaluar përhapjen e virusit.

Në një postim në Facebook, Z. Dockray tha: “Unë kam qenë i sëmurë për tre javë, nga një kollë e lehtë ditën kur pashë futboll në Wembley më 1 mars, deri në të dridhura, ethe dhe dhimbje koke… Nga dita në ditë, ndjehesha keq por vazhdoja si një hero i vërtetë, duke injoruar çdo këshillë familjare. Mjekët më pyetën nëse kisha qenë në Kinë dhe kjo ishte e mjaftueshme për të mos pranuar COVID-19 dhe për ata të më thoshin se mund të kem një virus sezonal, duke më dhënë disa antibiotikë.”

Matt shpjegoi se si në ditët e para të sëmundjes së tij ai nuk ishte në gjendje të ngrihej nga divani dhe po mundohej të qëndronte zgjuar dhe të merrte frymë si duhet.

Britaniku i rrezikuar me jetë nga koronavirusi shtoi më tej: “Ata që më njohin mua e dinë se më pëlqejnë sfidat, dhe që nga ai moment kam luftuar me çdo frymë, me premtimin se do ja dal, do qëndroj zgjuar për ta luftuar këtë virus me gjithçka mundem.Tre ditë më vonë, unë kam filluar të stabilizohem, nuk është se jam duke u bërë shumë më mirë, thjesht se nuk po përkeqësohem”.

Pas vuajtjes së tij, Z. Dockray paralajmëroi ata që ende nuk i marrin parasysh këshillat e qeverisë për të qëndruar në shtëpi që ‘të ndalojnë së rrezikuari të dashurit’.

Ai shtoi:”Më jepni mundësinë të paralajmëroj secilin prej jush që mendon se janë të pathyeshëm, ose që shkelin çdo këshillë për të dalë pa asnjë arsye. Për të gjithë ata që mendojnë se ata thjesht mund të marrin një kollë dhe simptoma të buta, ose që mendojnë se e kanë pasur atë, kështu që ata do të jenë mirë, ju lutemi mos u bëni idiotë. Unë nuk do ta dëshiroja këtë as armikut. Unë madje regjistrova një video për gruan dhe fëmijën tim për t’i thënë lamtumirën sepse në një moment gati u largova për shkak të dhimbjes dhe frikës.”

Rreth 422 njerëz kanë vdekur në Mbretërinë e Bashkuar pas testimit pozitiv për COVID-19, dhe më shumë se 8,000 raste janë të konfirmuara. Boris Johnson urdhëroi mbylljen e të gjitha dyqaneve që shesin mallra jo thelbësore, si dhe terrene lojrash dhe kisha në masa të rrepta të reja të vendosura për të ndaluar përhapjen e virusit të hënën. Kryeministri ndaloi mbledhjet e më shumë se dy personave dhe tha se bashkimet familjare, dasma, pagëzimet dhe ngjarje të tjera sociale duhet të anullohen për të ndaluar përhapjen e pandemisë së koronavirusit.

Burimi: DailyMail

R.L/Dosja.al