Regjisorja/ ventrilokuistja Arjeta Dhima zbulon emrin e VIP-it që po trajnon për të folurit në publik!
Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio regjisorja dhe ventrilokuistja e njohur Arjeta Dhima e cila prej 8 vitesh është edhe trajnuese e të folurit në publik. Si ka lindur dëshira e Arjetës për t’u marrë me të folurën në publik?
Ka lindur si nevojë e disa miqve të cilët po kërkonin dikë që flet mirë e t’i mësonte ata të flisnin mirë sepse merreshin me fjalime dhe më kërkuan t’i trajnoja. Nuk e kisha mbaruar akoma Akadaminë e Arteve. Jam marrë me Teatrin dhe filmin dhe pastaj thash se unë di shumë më shumë se kaq. Përveçse një pjese që kishin nevojë për të folur me audiencat, më kanë kërkuar ndihmë edhe menaxherë, deputetë dhe disa nga VIP-at tanë. Lei Kraja po këmbëngul shumë fort për një shqipe të pastër sepse vjen nga një jetë amerikane. Elisa Gjerani gjithashtu, gazetare dhe spikere.
Të flasësh në publik, në vetvete çfarë do të thotë?
Është një punë psikofizike shumë e madhe. Artikulimi, zëri dhe e folura janë thjesht teknike. Pjesa që paraqitet në publik është bota jote mendore dhe shpirtërore dhe të zgjosh këto tek një individ nuk është aspak e thjeshtë. Ka persona që kanë probleme në shqiptim dhe kjo është punë më vete.
Sa shqetësuese janë fjalët parazitare?
Siç janë fjalët parazitare janë edhe gjestet. Fjalët ndonjëherë vrasin më shumë se plumbi. Unë përpiqem që të jem e kujdesshme edhe në fjalimet që ju dëgjoj personave që trajnoj që mos përdorin mbiemra, epitete sepse është shumë më mirë të përdorësh dy fjalë më shumë e ta shpjegosh se sa diçka që duket ofenduese dhe audienca e merr personale.
E folura në publik duhet të jetë e pranishme në shkolla?
Përderisa bota e ka pse mos ta kemi edhe ne.(qesh)Është i domosdoshëm, duhet të ishte i aplikuar brenda lëndës së gjuhë-letërsisë. Personi që duhet ta japë këtë lënd duhet të jetë shumë i aftë, të ketë lidhje me audiencën. Duhet të zgjidhen profesionistë.
Si e shikon situatën e të folurit tek të rinjtë? Sa të sigurt janë ata në fjalët që shprehin?
Siguria vjen nga mençuria dhe mençuria vjen nga informacioni. Nga koha që shpenzojnë për të studiuar, duke mbushur veten e tyre më një lloj personaliteti artistik apo profesional aq më të sigurt do të jenë tek pjesa e audiencës.
Top Albania Radio