Regjisori Kastriot Çipi: Për mëngjes dua të ha Mira Kazhanin, për drekë Dritan Hilën

Gazetari Dritan Hila dhe gazetarja Mira Kazhani prej dy ditësh kanë qënë në qendër të vëmëndjes për shkak të deklaratave të tyre në lidhe me tragjedinë në Potami, Himari ku 7 vjeçarja Jonida Avdia u va me skaf nga polici Arjan Tase.

Si gazetari Hila ashtu dhe Kazhani janë shprehur se tragjedi ndodh kudo në botë.

Me anë të një videon në Facebook, gazetari Hila vetëm pak orë pas tragjedisë së ndodhur në Himarë u shpreh:

‘Ndodhin kudo në botë, ndodhin se e tillë është jeta në ujë, nuk ka polic dhe sinjalistikë.’

Ndërsa Kazhani në një postim të saj në Facebook shkruante ndër të tjera për ngjarjen:

‘Tragjedi ndodhin kudo, gabime, aksidente, të lajthitur, kriminelë e mendje të sëmura vrasin në Europën e zhvilluar. Në Amerikë, pa u tharë një palë lot, një tjetër i çmendur po projekton një shkollë fëmijësh që të futet me armë’.

Në lidhje me këto deklarata që tashmë janë bërë virale dhe që janë kundërshtuar fort nga opinioni publik ka reaguar dhe regjisori Kastriot Çipi në llogarinë e tij në Facebook.

Duke pëdorur sarkazmën therëse, regjisori Çipi shkruan:

‘’Nëse ekziston rimishërimi, dua të kthehem si peshkaqen. Për mëngjes të ha Mira Kazhanin, për drekë Dritan Hilën. Pres sugjerime për menunë e darkës.’