Regjisori i njohur Oliver Stone për pushime në Shqipëri!

Tashmë gjithmonë e më shumë vendi ynë po vizitohet nga emra të njohur botërorë dhe jemi të bindur që shumë shpejt një gjë e tillë mund të kthehet në një gjë të zakonshme, duke qenë se çdo vit e më shumë Shqipëria po promovohet dhe kërshëria për ta vizituar vendin tonë të vogël sa vjen edhe shtohet.

Këtë herë bëhet fjalë për regjisorin e famshëm Oliver Stone, i cili ka ardhur në Jalë dhe ka zgjedhur të drekojë në një prej restoranteve që ndodhet aty.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e Instagramit të “Folie Marine”, të cilët kanë patur fatin të kenë një klient kaq special siç është edhe Oliver Stone.

Kujtojmë që Oliver Stone, regjisor i njohur, producent dhe skenarist amerikan, gjatë karrierës së tij ka marrë vlerësime të shumta, duke përfshirë katër çmime “Oscar”, një çmim “BAFTA”, një çmim “Emmy Primetime” dhe pesë çmime “Golden Globe”.

Bordo