Regjisori i famshëm Quentin Tarantino do bëhet baba për herë të dytë! Bashkëshortja 20 vite më e vogël në pritje të ëmbël
Bashkëshortja e Quentin Tarantino, Daniella Pick është në pritje të fëmijës së tyre të dytë.
Përfaqësuesit e regjisorit konfirmuan për People se familjes prej 3 personazh po i shtohet edhe një anëtar i ri.
58-vjeçari dhe gruaja e tij mirëpritën fëmijën e tyre të parë, djalin Leo, në shkurt 2020.
Daniella është vajza e kantautorit izraelit Tzvika Pick dhe çifti u takuan për herë të parë në vitin 2009 kur regjisori po promovonte filmin e tij “Inglorious Basterds” në Izrael.
Ata u fejuan në vitin 2017 dhe u martuan në nëntor 2018 në një ceremoni private në Los Angeles.
Fëmija i çiftit mësohet se do të vijë në jetë në muajt e ardhshëm, ndërsa nuk dihet ende gjinia e foshnjës.
Tarantino aktualisht jeton në Tel Aviv me familjen e tij, që po ndihmon Leon të mësojë se si të flasë shumë gjuhë.
Çifti, me 20 vite diferencë, pothuajse zgjodhën një emër tjetër për fëmijën e tyre të parë për shkak të aktorit të famshëm Leonardo Di Caprio.
“Për pak ia ndryshova emrin, sepse njerëzit do të mendonin se i vendosë këtë emër për shkak të Leonardo DiCaprio”, zbuloi Tarantino në “Jimmy Kimmel Live!” në qershor 2021. “Nuk ka asgjë të keqe me këtë, por unë nuk e bëra. Ai ka marrë emrin e gjyshit të gruas sime, por edhe sepse, në zemrat tona, ai është luani ynë i vogël.”
Teksa u pyet për ndjesinë e të bërit baba, ai u shpreh: “Nëse flas shumë për këtë do filloj të qaj. Thjesht, ai është Leo im i vogël. Ai është luani im i vogël. Dhe thjesht, kur bëhet fjalë për të, ai është njeriu më magjepsës që kam takuar ndonjëherë në jetën time”.