Regjisorët në kërkim të Xhejms Bond-it të ri, ja pretendentët

Pas përfundimit të kontratës me Daniel Craig për rolin e Xhejms Bond, regjisorët britanikë janë vënë në kërkim të agjentit të ri 007. Gjashtë janë pretendentët kryesorë për të marrë rolin e një prej emrave më të famshëm të kinemasë botërore “Bond, Xhejms Bond”. Më i favorizuari deri tani është James Norton, i ndjekur nga Tom Hiddleston dhe Aidan Turner. Emri i Norton ka shokuar fansat pasi ai fillimisht kuotohej me koeficientin 26, ndërsa tani me koeficientin 1,33. Idris Elbra, i cili pas largimit zyrtar të Craig ishte më i kuotuari, tani renditet në vendin e katërt me një koeficient 11. Në vend të pestë e të gjashtë janë aktorët Damian Lewis dhe Jamie Bell.