Refuzoi të martohej me kushëririn, vritet brutalisht nga familjarët “E bukura e Bagdadit” (FOTO + VIDEO)

Një vajzë e re, e cilësuar si “E bukura e Bagdadit” është vrarë brutalisht me thikë nga tre burra. Nourzan Al-Shammari ishte duke u kthyer nga puna në këmbë kur u sulmua nga agresorët.

Sipas raportimeve, ajo kishte refuzuar të martohej me kushëririn e saj, edhe pse, familjarët kishin rekomanduar këtë gjë. Pamjet e sulmit janë publikuar në rrjete sociale dhe janë vërtetë të rënda.

Aktivistë të shumtë kanë nisur protestat dhe kanë dënuar aktin e rëndë. Mediat vendase, aludojnë se e reja është vrarë nga familjarët, pas refuzimit të kërkesës së tyre.

Deri më tani, policia ka arrestuar vëllanë e Nourzan, i cilësuar si i dyshuari kryesor për vrasjen dhe ka shpallur në kërkim 2 kushërinjtë e saj. Mediat shkruajnë se Nourzan ishte martuar edhe njëherë tjetër kur ishte 13-vjeçe.

Edhe asokohe ajo nuk dëshironte të martohej, por vullneti i prindërve ishte i kundërt dhe ceremonia u zhvillua.

(BalkanWeb)