Reflektimi i Ardit Gjebreas pas përfundimit të “Kënga Magjike”: Më vjen vërtet keq që Top Fest nuk realizohet më!

Siç e do tradita, pas përfundimit të natës finale të Kënga Magjike, Ardit Gjebrea dhe këngëtarët pjesëmarrës janë duke folur tashmë rreth këtij edicioni në “E diela shqiptare”.

Producenti Gjebrea e nisi duke thënë se festivali i kësaj here kishte një risi të jashtzakonshme sepse Kënga Magjike po përpiqet të ndërkombtarizohet duke mikpritur mjaft artistë të huaj të cilët janë ndjerë shumë mirë dhe publiku shqiptar i votoi masivisht.

“Unë jam shumë pro festivaleve. Disa këngëtarë jetojnë me këto prodhime. Siç ka të therë që jetojnë me klipet. Mua më vjen vërtetë keq që Top Fest nuk realizohet më sepse ishte vlerë e shtuar në tregun e festivaleve. Sa më shumë të kemi, aq më mirë i bën muzikës” – u shpreh Gjebrea teksa mori dhe duartrokitjet e publikut.

Gjithashtu producenti rrëfeu se momenti më i lumtur i tij ishte kur shihte në prapaskenë artistët shqiptarë dhe të huaj të ndërronin numrat e telefonit me njëri tjetrin. /News31.al