Redon Makashi feston 47 vjetorin si beqar, por paska një të dashur që i jep premtimin e jetës

Këngëtari romantik Redon Makashi feston sot 47 vjetorin e lindjes si beqar, por mesa duket paska një të dashur sekrete që i jep premtimin për dashuri të përjetshme. “Mos kujto se do t’iki, do të largohem”, është vargu i këngës me titull “Ekziston”, me të cilën Redoni konkurron ne edicionin e 56-të të Këngës në RTSH. Këngëtari i “Dikur luaja me ndjenjën e saj” duket se tani ka gjetur partneren që s’do e lërë kurrë të ikë, një histori kjo personale të rrëfyer në këngën e re me muzikë të shkruar nga vetë ai dhe vargje të Timo Fllokos.
Më poshtë janë vargjet e këngës “Ekzistoj”, deputimin e së cilës nga Redon Makashi e gjeni në Youtube:

Ekzistoj
Ekzistoje ti tek unë çdo moment
Ekzistoje brenda meje mijëra vjet

Një rreze dielli ty të zgjon
Ësht’ syri im që depërton
Se askush tjetër s’mund ta shohë
Çfarë unë në sytë e tu dalloj.
Më mungon enigma ime
Ti, si qielli pamjen ndërron…
Dëshpërohesh si fëmi dhe më largohesh
Dhe kur kthehesh e penduar më dorëzohesh…

Ekzistoje ti tek unë në çdo moment
Ekzistoje brenda meje mijëra vjet…

Në krahët e mi unë të pushtoj
Nga frik’ e vdekjes të të mbroj…
Ti je ajo nuk e kupton
Se ekziston, unë ekzistoj…?!
Pse ke frikë ti zemra ime,
Çfarë te tremb unë s’e kuptoj…
Mos kujto se do t’iki, do t’largohem
Se një jetë me ty është pak që të jetohet

Se pa ty në jetë
S’mund të ekzistoj…

Se ekziston…unë ekzistoj

(Ti je ajo, vetëm ajo…ajo…ajo
E kuptooooooon?!)

Ekziston ti tek unë në çdo moment
Ekziston ti brenda meje mijëra vjet…