Redi Jupi rrëfen historinë e dashurisë: Shkova për pushime në Dhërmi, dhe gjeta grua

Futbollistët i njohur i kombëtares shqiptare dhe bashkëshortja e tij gëzojnë një martesë të lumtur prej 10 vitesh. Bëhet fjalë për Redi Jupin dhe partneren e tij Vivian Petrela të cilët edhe pse vijnë nga profile të ndryshme kanë arritur që të ndërtojnë një familje dhe janë prindër të tre fëmijëve.Dje ata ishin të ftuar në emisionin ‘Rudina’ ku kanë zbuluar dhe historinë e tyre të dashurisë.Siç kanë rrëfyer dhe ata janë takuar rastësisht përpara shumë vitesh në pushimet e tyre dhe në atë kohë Vivian nuk e dinte se kush ishte Redi, duke qenë se studionte në Francë.“Edhe pse jemi të dy profileve të ndryshme ne u takuam bashkë gjatë pushimeve në Dhërmi. Aty jemi njohur, kemi shkëmbyer numrat e telefonit dhe shkëndijat e para me njëri-tjetrin. Pastaj rrodhën vetë gjërat. Unë nuk e kisha njohur Redin më parë, sepse s’kisha njohuri nga futbolli pasi jetoja në Francë. E kam parë për herë të parë 6 muaj përpara se të ndodhnin gjërat. Ma prezantuan shoqet e mia, sepse Redi në atë kohë ishte me popullaritet të madh femëror në Shqipëri”,tha Vivian.Ndër të tjera ish futbollisti zbuloi se fakti që Vivian nuk e njihte e bëri edhe më interesante njohjen e tyre. Ai madje tha se në atë kohë ai po largohesh gradualisht nga futbolli dhe takimi me bashkëshorten e tij ishte një bekim, shkruan Xing.al.