Redi Jupi analizon Skënderbeun: Është për libër “Guinness”, nuk kishte ndodhur kurrë në Europë
Redi Jupi ka bërë një analizë edhe të ekipit të Skënderbeut, që po kalon jo pak luhatje në renditje. Pak javë më parë kjo skuadër ishte në kryesim të Superiores, ndërsa tashmë është vetëm një pikë larg zonës së ftohtë. Në emisionin “Procesi Sportiv”, Jupi ka folur edhe mbi ndeshjet e zhvilluara nga korçarët në këtë sezon.
“Nuk duhet të harrojmë që Skënderbeu deri para pak javësh ishte në vendin e parë. Po ta shihje golavarazhin ishte -4. Pra një ekip që të kryesojë kampionatin dhe të jetë -4. Kam kërkuar në të gjitha vendet në Europë dhe nuk kishte. Skënderbeu ishte për libër “Guinnes”. Kjo tregon se Skënderbeu ka shumë luhatje të mëdha dhe pëson tepër gola në ndeshje të caktuara”, ka thënë Jupi. /Sport Ekspres/