“Realiteti i hidhur i femrave shqiptare”- Stresi deklarata të forta për Beatrix dhe Einxhel: Ajo s’ka lidhje me VIP, ka ndenjur gjithë jetën e vet vetëm diskove dhe…

Reperi Arkimed Lushaj, i njohur për publikun me emrin Stresi ka komentuar shpesh për situatat dhe konkurrentët e Big Brother Vip. Ai ka folur shpesh për trekëndëshin Donald-Beatrix-Bora, ku për këtë të fundit ka thënë edhe në këngën e tij që “është mbretëreshë”. I ftuar në një intervistë reperi kësaj here ka folur rreth këngëtares Beatrix Ramosaj dhe moderatores Einxhel Shkira.

Duke folur për “MCN” ai u pyt rreth lidhjes së shumëpërfolur të aktorit Donald Veshaj me këngëtaren Beatrix Ramosaj. Stresi rrëfeu se me aktorin e humorit ka marrëdhënie të mira shoqërore, por shtoi se këtë rast gjykon këngëtaren, duke e cilësuar si “realitetin e hidhur shqipar dhe femrat shqiptare”.

“Për mua Donaldi është shumë djalë i mirë e kam edhe shok Donaldin, e kam shumë shok dhe nuk mund ta gjykoj se çfarë ka bërë Donaldi por unë gjykoj Triksën. Me dorë në zemër ky është realiteti shqiptar dhe femrat shqiptare që bëjnë këto gjeste. Dikur Triksa ka qenë komentuese e fotove të puthjeve të Borës dhe Donadlit dhe Triksa shkruante komente “o sa mirë shkoni ju të dy“. Ky është realiteti i hidhur i joni që ndodh shpesh në realitetin shqiptar. S’ka pasur të drejtë të dashuronte. Ishte diçka e shpifur, të puthesh aty para kamerave. Në Shqipëri është shumë e vëshitrë, Shqipëra do eci përpara po jo me këto.”, tregoi reperi.

Nga ana tjetër ai u pyet edhe për moderatoren Einxhel Shkira, pasi para disa kohësh ka pasur edhe një debat virtual në rrjetet sociale më të. Stresi shprehu se gjithashtu me moderatoren ka pasur shoqëri, por ajo nuk e ka mbështetur në një kauzë që ai po ndiqte dikur. Reperi shtoi se nuk mendon se ajo është personazh VIP dhe se nuk është shembull për t’u ndjekur.

Biseda:

Stresi: Einxhel është egoiste shumë, naive shumë, nuk është modeli për t’u ndjekur.

Moderatorja: Pse ju sa përmendet kjo vajzë reagoni ndaj saj?

Stresi: Sepse unë e kam njohur shumë mirë, kemi qenë miq. Einxhelin e njoh para shumë vitesh. Kur u bë protesta e të riut, mua më suportuan të gjthë dhe Enxhi një njeri që unë e njihja nuk kishte pse të më kritikonte mua aty të bënte një deklaratë të tillë. Ajo kritikoi kuzën time dhe fole dhe deklarova dhe unë për të. Ajo në Biog Brother kishte thënë që “mua më shajnë më shajnë por pastaj kërkojnë falje”. Joo vajzë e dashur s’të kam kërkuar falje dhe as nuk të kërkoj falje. Kurrë s’kërkoj falje. Tani del një vajzë lë të themi “VIPE”, s’ka lidhje me VIP Einxhel fare. Ka ndenjur gjithë jetën e vet vetëm diskove darkave edhe më erdhi si boom. Është naïve, egoiste dhe s’është shembull fare për t’u ndjekur. I shkreti ai. Ai është, unë e shof si peshka atë. Nuk janë njerz interesantë.

Ndërsa foli për raportin e tij me reperin Rigels Rajku, i njohur si Noizy ai shprehu se ata tashmë janë rritur dhe gjërat kanë ndryshuar, por ka edhe një këshillë edhe për reperin

“Vetëm një këshillë i them këtu Rigelsit meqë ai e kishte thënë në një emision tjetër. Vetëm i them që mos u merr shumë me Erion Veliajn sepse je shumë larte Erionit.”, tha Stresi.