Reagon stiluesi i flokëve të Demi Moore në “GI Jane”: Jade e teproi me reagimin për batutën

Pas gjithë zhurmës së shkaktuar në Oscar, prej situatës së Will Smith dhe Chris Rock, personi që fshihet pas stilimit të flokëve të Demi Moore në filmin “GI Jane”, (përdorur për batutë nga komediani), e ka parë me vend të reagojë duke u shprehur se nuk e kupton pse situata agravoi.

“Unë nuk e dija se Jade vuan nga një sëmundje, por ajo kurrë nuk është dukur më e bukur se tani me këtë pamje, pa flokë. Nuk e kuptoj pse ky reagim, pasi batuta ishte e lezetshme dhe aspak ofenduese”, u shpreh ai.

“GI Jane”, është një film i 1997-ës me protagoniste Moore, e cila luan në tematikë lufte. Kur Chris Rock bëri batutën, ju drejtua Jade me fjalët: “Jada të dua. GI Jane 2 mezi pres ta shoh”.

Batuta u lidh në mënyrë direkte me flokët e aktores, por reagimi i saj shumë i hatërmbetur solli ngritjen e Will për ta goditur me shpullë Chris./revistawho.com