Reagon për herë të parë babai i Sara Gjordenit, përgënjeshtron deklaratat e saj
Babai i Sara Gjordenit ka reaguar për herë të parë në një intervistë me zë e figurë për TVA News.
Ai ka rrëfyer versionin e tij të ngjarjeve dhe përgënjeshtron deklaratat e Sarës.
“Unë jam Artur Gjordeni, jam babai i Sara Gjordenit. Po e jap këtë intervistë sepse nuk e prisja nga vajza ime të më bënte kaq keq. Më ka akuzuar se kam djegur shtëpinë dhe e kam nxjerrë jashtë bashkë me të ëmën. Pasi lindi Sara, kemi vajtur me shtëpi në Kuçovë, në ruajtje të një kushëririt tim. Më vonë kushëriri më dërgon mesazh, ‘më liro shtëpinë se do rri vetë’. Më pas tezja e Sarës na dha shtëpinë e saj, pa qira… Ta dëgjojë edhe Sara, unë kam qenë punonjës policie në Berat dhe po t’i kisha bërë këto gjëra, mua do më kishte marrë policia direkt. Tani dua një sqarim nga Sara, të më thotë çfarë shtëpie kam djegur dhe kur e kam lënë përjashta me të ëmën?”
Artur Gjordeni ka treguar edhe foton familjare me Sarën e porsalindur dhe një foto tjetër të saj në moshë pak më të rritur. Ai thekson se foton e vajzës e mban në portofol dhe e ka shkrepur vetë atë foto, duke treguar se nuk është aspak e vërtetë ajo që Sara thotë, se nuk e njeh të atin.
Ai e mbyll duke thënë se Sara është fryrë nga e ëma, të cilën e ka lënë për shkak të tradhtisë bashkëshortore.
popart.al