Reagon Justin Bieber pas fotove të Selena Gomez dhe Hailey!

Selena Gomez dhe bashkëshortja e Justin Bieber, Hailey Bieber, i dhanë fund të gjithë dramës së perceptuar mes tyre duke e përqafuar atë dhe duke pozuar së bashku në “Academy Museum Gala” në Los Anxhelos.

Sipas TMZ, Selena dhe Hailey pozuan të buzëqeshura për fotot e realizuara nga fotografi profesionist Tyrell Hampton. Fotot u shpërndanë me shpejtësi në internet, ndërkohë të shumtë ishin fansat që shkruanin, “Hailey Bieber dhe Selena Gomez i tronditën të gjithë me këto foto”.

Së fundmi ka ardhur edhe reagimi i Justin Bieber. Një burim i afërt me Justin ka thënë për “Entertainment Tonight” se ai është shumë i lumtur me faktin që ato kanë ecur përpara dhe kanë bërë paqe.

Në këtë mënyre dyja hodhi poshtë të gjitha thashethemet që kanë qarkulluar për një grindje të mundshme për shkak të marrëdhënieve të tyre me Justin Bieber.