Reagimet në internet për bluzën e Hailey Bieber janë të pamëshirshme!

Hailey Bieber u vetëdeklarua se është një “nepo baby”, foli për këtë dhe u shfaq duke veshur një bluzë që shkruan pikërisht “nepo baby”. E bëri të gjithën këtë, por nuk besojmë se i priste reagimet e njerëzve.

Nepo baby* – lidhet me termin “nepotizëm”dhe nënkupton që një person i famshëm, është fëmija i një personi edhe më të famshëm (ose jo). “Nepo babies” nuk kanë grupmoshë, pasi i përkasin çdo grupmoshe dhe profesioni (mjafton të kenë prindër të suksesshëm).

Modelja është e bija e aktorit Stephen Baldwin, por njerëzit nuk është se e kategorizuan te ky grup, pasi i ati i saj nuk është aq i famshëm sa për shembull Johnny Depp, ose Kate Moss.

Hailey shpesh është shprehur mbështetëse ndaj “nepo babies” dhe ka thënë se fëmijët që kanë privilegje të tilla, duhet të punojnë dyfish që t’i tregojnë botës se janë të aftë. Përpos intervistës, ajo zgjodhi të vishte edhe bluzën me mbishkrimin, por ja si reaguan njerëzit:

“Bluza “nepo baby” e Hailey Bieber nuk jep asgjë, sepse vetë ajo jep…asgjë. Ajo s’është mjaftueshëm personalitet që t’i japë kësaj shkrepje nga paparaci një moment viral. Ajo s’aktron e as këndon. Ajo hyn e del nga makinat me (veshje) YSL bezhë ose të zeza dhe ka një linjë për kujdesin e lëkurës”. OUCH!

“Hailey Bieber është personi i fundit që më vjen në mendje kur kujtoj “Nepo Baby”.

Pra, nuk qenka pjesë e ekipit

“Këto janë nepo babies dhe për fatin tënd të keq, Hailey, nuk kualifikohesh”, i bëri me dije dikush tjetër.

Epo, njëzëri, interneti ra dakord se Hailey Bieber nuk është aq “nepo baby” sa mendon.

Anabelmagazine