Reagimet e ish-it të Dua Lipës pasi ajo zyrtarizoi lidhjen e re bëjnë xhiron e rrjetit
Prej javësh ishte zbuluar se Dua Lipa është në një romancë të fshehtë me regjisorin Romain Gavras.
Ata bënë daljen e parë publike si çift në Festivalin e Kanës. Mirëpo, vëmendje kanë marrë disa reagime të ish-partnerit të Duas, Anwar Hadid.
Ai ka publikuar disa postime të çuditshme në Instagram fill pas daljes publike të yllit të popit me të dashurin e ri. Në njërin shkruan: “Po mundohem të mos e gjej dhe ta vras atë”.
Në një status tjetër shkruan: “Nuk marrë dot frymë”. Më pas: “E urrej mënyrën si e thua emrin tim” dhe “Kalofsh mirë”. Reagimet e tij kanë bërë xhiron e rrjetit dhe shumë aludojnë se lidhen me Duan.
Dua dhe Romain u fotografua për herë të parë duke lënë festën e çmimeve BAFTA në Londër para pak kohësh, teksa burimet pranë tyre pohuan se dyshja janë njohur me njëri-tjetrin prej disa kohësh.
Dua ka qenë beqare që nga ndarja e saj nga Anwar në vitin 2021. Grivas nga ana tjetër ka qenë në një lidhje me Rita Orën nga e cila u nda në mars të 2021.
Kur Ora u nda nga Grivas, përfaqësuesi i tij tha për mediat se kishte pasur “vështirësi me angazhimet e tyre përkatëse” dhe ata mbetën “miq të ngushtë”.