Rasti i paprecedentë i pornografisë “masive” hakmarrëse, foto dhe video intime të 141 vajzave po qarkullojnë në celularë

Video dhe foto të vajzave në momentet e tyre private po qarkullojnë nga celulari në celular në Patrs, Greqi.

Sipas gazetës “Peloponnisos”, në listë janë gjithsej 141 dosje dhe secila ka të bëjë me një vajzë nga Patras.

Brenda dosjes mund të shihen video dhe foto të vajzave nga momentet intime kur ndodhen vetëm ose me partnerin.

E pazakonta e kësaj liste është se çdo dosje (skedar) ka dhe emrin e vajzës.

Një shkencëtare nga Patras, një grua e njohur nga industria e modës, disa punonjëse klubesh në qytet, një mjeke, janë vetëm disa nga vajzat që, pa e ditur, kanë përfunduar brenda “listës së turpit.”

Mbi 1000 foto dhe video përfshihen në këtë skedar i cili nuk është “ngarkuar” në internet, por “ndahet” nga celulari në celular përmes aplikacionit “mega play” që përdoret për dërgimin e skedarëve të mëdhenj.

Në këtë mënyrë, të rinjtë mund të kenë lehtësisht dosjen specifike me 141 femrat në “dosje” në celularin e tyre, nëse njohin dikë që e ka

Në këtë skedar gjenden edhe skena erotike me video, shkruan protothema.

Sipas informacioneve, qindra (ndoshta edhe mijëra) njerëz e kanë “listën e turpit” në celularët e tyre.

Disa duket se e dinë se janë duke u filmuar ose fotografuar, por të tjerët jo.

Të njëjtat burime raportojnë për gazetën “Peloponnisos tis Dieritas” se vetëm njëra nga 141 gratë ka ngritur padi ndaj personave konkretë që kanë nxjerrë video nga momentet e tyre private.

Vështirësia për trajtimin ligjor të çështjes me 141 “dosjet” është se materiali specifik nuk është “postuar” në internet, por qarkullon nga celulari në celular! Pra, të provosh se kush po e shpërndan, kush po e përdor dhe kush po filmon është e vështirë.

Aq më tepër, nëse disa video apo foto i dërgonte vetë vajza partnerit dhe ai më vonë… kujdesej që ta raportonte! /Abcnews.al/