Rastësi apo diçka tjetër? Klajdi Haruni dhe Morena Taraku me pushime në të njëjtin vend
Të shumtë kanë qenë personazhet e njohur të ‘showbiz-it’ shqiptar, të cilët këtë fillim viti zgjodhën të vizitojnë destinacione ku temperaturat janë të larta, si Dubai, Maldives apo Tailanda.
Tek ky i fundit duket se kanë zgjedhur të pushojnë në të njëjtën kohë dhe dy artistët e njohur Klajdi Haruni dhe Morena Taraku, të cilët nga postimet në rrjetet sociale kanë treguar gjithashtu se janë duke e shijuar plazhin në të njëjtin vend, atë të Phuket.
Megjithatë ajo çfarë i ka ngacmuar të gjithë sipas ‘News 31’, ka qenë fakti se vetëm disa javë më parë, Klajdi zgjodhi ta publikonte këngën e tij ‘Oj lulije’ me një video ku shfaqej duke kënduar Taraku së bashku me shoqen e saj.
Ndonëse Klajdi ka theksuar se kjo video ishte spontane dhe me shumë kërkesa për t’u publikuar, duket se ndjekësit kanë gjetur hapësirat e duhura për të dyshuar.
Nuk dihet nëse Klajdi dhe Morena janë duke pushuar bashkë, por me siguri kjo do të zbulohet në javët në vazhdim nga vetë ata./revistawho.com