Rashel Kolaneci rikthehet transparente në ekran? “Jo çdo gjë është si duket, një fustan si imi e ka veshur Beyonce
Largimi i Rashel Kolanecit nga “Xing me Ermalin” ishte një ndër lajmet që qarkulloi gjatë në rrjetet sociale disa muaj më parë. Por këtë të shtunë do e shohim në atë studio jo më si velinë, por si e ftuar. Ndërsa është publikuar video nga emisioni, Rasheli pozon shumë seksi. Veshja e saj që u komentua se ishte transparente, ngjalli shumë polemika në mediat rozë. Si fillim u tha se ajo do të kërcente me tanga në program, por nuk vonoi reagimi i saj: “Jo çdo gjë është ashtu siç duket! Veshja ime body nuk është aspak transparente. Body përbëhet nga dy copa. Pjesa e sipërme e saj është tyl transparent. Ndërsa, copa poshtë saj është ngjyrë nudë dhe për të gjithë kuriozët është material aq i fortë dhe i trashë si zhakat e dikurshme që mbanin gjyshet tona nëpër shtëpi”, sqaron ndër të tjera Rasheli. Ajo ka treguar se edhe këngëtarja botërore Beyonce ka veshur një fustan të tillë, dhe më pas ka publikuar një foto ku e quan veten një “Beyonce shqiptare”.