Rashel Kolaneci na prezanton mamin, e pabesueshme si duket

Rashel Kolaneci është një nga vajzat më të komentuara të mediave sociale, pasi ajo është përfolur shpesh se ka bërë ndërhyrje, por sapo na ka treguar se e gjithë ajo bukuri vjen nga e ëma e saj dhe mund të thotë pa frikë “I got it from my mama”. Nuk mund të mungonte urimi i Rashelit për mamanë e saj dje për 8 Mars-in që na duhet të pranojmë se është me të vërtetë simpatike dhe shumë e re, sa duket e pabesueshme që të jetë nëna e një vajze të rritur. Rasheli ka publikuar një foto të mamit të saj këmbë mbi këmbë, si një zonjë e vërtetë, nëpërmjet së cilës e uron duke shkruar “Mumi im. Gëzuar festën më e bukura!”.