Rashel Kolaneci flet për herë të parë për çështjen e të dashurit

Rashel Kolaneci është një ndër konkurrentet e spektaklit “Dance With Me”, e cila nuk kalon asnjëherë pa tërhequr vëmendjen e publikut dhe jurisë me performancat e saj të guximshme. Pas performancës në mbrëmjen e sotme, Alketa u shpreh se të gjithë ndjekësit e saj në rrjetet sociale kanë vetëm një kuriozitet, të dinë për jetën private të Rashelit. “Ndaj Rashel, a është dikush në jetën tënde, pra a je e dashuruar?”, e pyeti moderatorja Alketa Vejsiu. Duket se Rashel u vendos në siklet nga kjo pyetje, por arriti ta menaxhojë me shumë lehtësi, shkruan IconStyle. “O bo bo. Dua t’i them gjithë publikut që në momentin që do të kem diçka të tillë për të komunikuar me ta, do t’ua them. Me një fjalë, prisni edhe ca!” u përgjigj ajo.. Rasheli dhe Seldi arritën të fitojnë kupën e spektalit me performancën e tyre mbrëmjen e mbrwmshme.