Raporti mes Borës dhe Orit? Tregohet nga një video!

U mendua fillimisht se kishte një lloj konkurence mes Bora Zemanit dhe Ori Nebiajt, që zuri vendin e saj si moderatore e Për’Puthen. Megjithatë, përmes një videoje të fundit të postuar në Instastory, Bora tregoi se ato ruajnë një marrëdhënie të mirë me njëra-tjetrën.

Dy prezantueset janë parë shumë të qeshura me njëra-tjetrën gjatë festës së Top Channel.

Bora madje më herët, e ka lavdëruar “zëvendësuesen” e saj, duke thënë se është edhe më mirë se ajo në prezantimin e emisionit. “Njerëzit u mësuan me mua për dy vite, 6 ditë të javës. Dhe publiku ka nevojë për kohë që të mësohet. Ne si tipologji figurash jemi totalisht shumë të ndryshme. Dhe unë mendoj se në atë që përfaqëson Ori është jashtëzakonisht e mirë. Mbështetjen time e ka patur dhe do e ketë gjithmonë se e kam dhe shumë xhan!”– tha Bora, që rrëfeu me atë rast edhe kohën kur përjetuan vështirësi ekonomike në familje si dhe vështirësi shëndetësore të babait të moderatores.

“Fëmijëria ime ka qenë shumë e bukur. Të gjithë jemi rritur me kushte të vështira, si të gjithë shqiptarët, por me shumë dashuri nga prindërit tanë. Të gjitha vështirësitë ekonomike apo shëndetësore, nuk janë ndjerë shumë se familja ka qenë e bashkuar dhe shumë mbështetëse. Babai ka qenë i sëmurë kur kam qenë e vogël. Si vajza e babait e kam përjetuar më shumë seç ishte problemi. Sot kanë kaluar të gjitha, ai është shumë mirë dhe është pika ime e dobët. Ka qenë mami pjesë shumë dominante e familjes. Ajo ka qenë gjithmonë aty, duke na shtyrë që të merreshim me sa më shumë aktivitete. Ne kemi pasur disa probleme, kur kam lidhur unë kemi jetuar në bllok. Por në 97’ shtëpia u mor. Pastaj ishim pa shtëpi por u sistemuam në një dhomë shumë të vogël. Sado e vështirë, unë e kujtoj si periudhë shumë të bukur. Dua t’i shoh anën pozitive të gjitha gjërave”– zbuloi ndër të tjera ajo.

Bordo