Raoul Bova shfaqet në tapet të kuq i transformuar
Raoul Bova dhe partnerja e tij, aktorja dhe modelja Rocio Munoz Morales u shfaqën të martën në mbrëmje në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Romë. Çifti është protagonist i filmit të shkurtër “Calabria, terra mia”, shkruar nga Gabriele Muccino. Aktori 49-vjeçar është shfaqur në tapetin e kuq i transformuar në pamje, duke shqetësuar fansat e tij.
Aktori duket se ka pësuar një rënie drastike në peshë. Bova ka folur rreth këtij ndryshimi të madh në pamjen e tij në një intervistë të botuar nga Tv Sorrisi e Canzoni.
Shkak duket se kanë qenë ngjarjet e ndodhura vitet e fundit në jetën e tij, si humbja e prindërve, si dhe impenjimi i tij i radhës në setin e “Buongiorno mamma”, pasi për rolin që Raoul do të interpretojë aty ishte e domosdoshme të humbte kilogramë.
“Humba nënën dhe babanë në një periudhë kohore një vit e gjysmë nga njëri-tjetri. Puna nuk po shkonte shumë mirë sepse isha sëmurë, kisha thyer këmbën dhe si pasojë e kurave dhe regjimit të shtratit të detyruar kisha shtuar 20 kg. Derisa thashë STOP”, -është shprehur aktori.
Disa kohë më parë, mediat italiane publikuan fotot e Raoul ku dukej qartë pesha e tepërt që kishte marrë. Ndërsa tani, ai është transformuar sërish në pamje, por duket se nuk ka vend për shqetësim, pasi aktori ka thënë se ndihet në formë dhe energjik, duke qenë se ushtrohet vazhdimisht.