Ramush Haradinaj në Londër me Rita Orën, dedikimi që i bëri këngëtares pas takimit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar në Londër me këngëtaren me famë botërore Rita Ora, ku është shprehur se ajo ka bërë më shumë nga të gjithë të tjerët për origjinën e saj, Kosovën. “Faleminderit që të kemi!”, shkruan në një postim në Facebook, të cilit i ka bashkëngjitur edhe një foto të tijën me Ritën. “Përmbyllje e mirë e një dite pune konstruktive në Londër. Takim miqësor me kosovaren më të famshme, Rita Ora, që ngjyrave të flamurit tonë i ka dhënë shkëlqimin më të mirë. Rita përmes muzikës ka bërë më shumë se gjithë ne, e ka ndërkombëtarizuar Kosovën., sipas Ambasadores së nderit, të shpallur sot e tri vite më parë, i dhurova Hyjneshën në Fron të gravuar në filigran për ta nderuar dhe për t’i përçuar mesazhin e gjithë shqiptarëve: Faleleminderit që të kemi!Faleminderit që, përkundër që preke majat e suksesit në botë, nuk i harrove rrënjët tua! Our golden Rita Ora. Thank You!”, shkruan në Facebook Haradinaj.