Rama takon Speed/ E habit me kopshtin 4 milion euro në kryeministri (VIDEO)

Rreth 80 mijë vetë kanë ndjekur një transmetim live në Youtube të Speed, një prej personazheve të famshëm të rrjeteve sociale, që shpesh ka treguar pëlqimin e tij për Shqipërinë.

Gjatë vizitës së tij të shkurtër në vendin tonë, Speed ka bërë një vizitë në kryeministri. Pasi ka shkëmbyer disa batuta me Ramën në zyrë, personazhi i Youtube me mbi 23 milion ndjekës ka marrë dhuratë një libër me pikturat e kryeministrit.

Në dalje, Rama e ka ftuar të shohë “diçka që nuk e kishte parë kurrë”, kopshtin vertikal në kryeministri. Speed është habitur vërtet me këtë projekt. Në fakt me këtë jemi habitur të gjithë. Sidomos pasi u mësua se kopshti vertikal i kryeministrisë, një tekë e Ramës ka kushtuar rreth 4 milion euro. Me sa dukej nga video është ende në ndërtim e sipër. Video më poshtë:

Një burim nga kryeministria tha për Lapsi.al se këto ditë të nxehta vere, kur Rama s’ka asgjë për të bërë dhe muza për piktura nuk është më aty rrotull, nuk përjashtohet mundësia që kryeministri të presë në zyrën e tij Kozakun, një personazh tjetër shumë i famshëm i rrjeteve sociale.

lapsi.al