Rama i nxori emrin, reagon e revoltuar bashkëshortja e Robert Budinës: Nuk është i infektuar me koronavirus, është gënjeshtër

Sabina Kodra, bashkëshortja e regjisorit, Robert Budina ka kërkuar nga Instituti i Shëndetit Publik që t’i kryejnë urgjentisht testin e COVID-19.

Sabina Kodra është shprehur e revoltuar pas publikimit të informacionit konfidencial nga ISHP për familjen dhe bashkëshortin e saj, teksa tha se kërkonte që testi i COVID t’i bëhej edhe pjesës tjetër familjes Budina.

Ajo tha se lajmi i publikuar edhe nga kryeministri Rama është mashtrim dhe se Robert Budina nuk është me COVID.

“Ju marr në telefon nga familja e Robert Budinës, për te cilin ju keni publikuar lajmin që është me COVID-19. Ju lutem duhet të vini t’i bëni testin mua dhe fëmijëve urgjent”, ka thënë bashkëshortja e Robert Budinës.

“Ka dalë lajmi që Berti është me COVID, ndërkohë që Berti s’është fare me COVID. Kjo është gënjeshtër, kanë nxjerrë emër dhe mbiemër dhe më kanë sakatuar fëmijët. Kjo është kafshëri”, u shpreh Sabina Kodra.

Ajo ka komentuar dhe mesazhin e kryeministrit Rama, i cili për shumë media shërbeu si konfirmim zyrtari i infektimit të vëllezërve Budina. “Po sigurisht kryeministri, ai i di të gjitha ai”- tha bashkëshortja e Budinës e revoltuar.

Panorama