R.Kelly fejohet me viktimën e tij, Joycelyn Savage
R. Kelly është fejuar me një nga viktimat e tij të supozuara, gruaja e cila kërkoi që artistit ti jepej një dënim më i butë.
“Emri im është Joycelyn Savage dhe jam e fejuara e Robert Kelly-t,” i tha ajo gjykatëses Ann Donnelly më 13 qershor në letrën, të cilën e mori Page Six.
“Po e shkruaj këtë letër në mbështetje të Robertit përpara dënimit të tij, kështu që mund t’i shpjegoj gjykatëses se nuk jam viktima që më ka paraqitur qeveria.”
Savage, e cila ishte një nga dy të dashurat e Kelly-t, foli për marrëdhënien e saj me këngëtarin “I Believe I Can Fly” duke thënë se ata ndajnë një “lidhje të veçantë” dhe “dashuri të thellë”.
“Roberti nuk është përbindëshi që qeveria e ka përshkruar të jetë,” shtoi ajo. “Roberti që unë njoh është shumë i ëmbël, i butë dhe i sjellshëm. Në fund të fundit, ai është siguruar gjithmonë që të kujdeset për mua, si dhe për çdo grua tjetër me të cilën ka qenë.”
Joycelyn vazhdoi të lavdërojë karakterin e artistit, duke e quajtur atë një “person të jashtëzakonshëm” i cili “shfrytëzon çdo mundësi që mundet për të ndihmuar ata në nevojë”.
“Roberti dhe unë jemi thellësisht të dashuruar dhe më thyhet zemra që qeveria krijoi një tregim se unë jam viktimë,” përfundoi ajo. “Unë jam një grua e rritur dhe mund të flas për veten time, prandaj doja t’i jepja gjykatëses këtë letër.”
Pavarësisht lutjes së Savage, Kelly u dënua më 29 qershor me 30 vjet burg për një akuzë të shantazhit dhe tetë akuza për shkelje të ligjit Mann, i cili ndalon transportin e “çdo gruaje apo vajze” nëpër linjat shtetërore për çdo “qëllim imoral”.
Në mars 2019, vendasja e Atlantës, e cila u takua me këngëtari kur ajo ishte 19 vjeçe, pretendoi se prindërit e saj krijuan akuzat kundër fituesit të Grammy-it si hakmarrje për qëllime “parash dhe mashtrimi”, sepse ata “nuk ranë dakord” përnjë marrëveshje muzikore./Lapsi.al