“Qyqa çuno, je i sigurtë?”/ Propozoi publikisht vajzën e Agim Bajkos, Ardit Roshi tregon reagimin e vjehrrës kur i pa unazën
I ftuar në emisionin e Rudina Dembacajt “Mos i fol Shoferit” ka qenë i ftuar autori i programit “Këndo këngën time” ku në puntatën e fundit, ai i propozoi për martesë Blerina Bajkos, vajzës së Agim Bajkos dhe kjo na emocionoi të gjithëve .
Gjatë intervistës Rudina e ka pyetur se kush ishte në prapaskenën e të gjithë kësaj surprize kaq të bukur .
Rudina Dembacaj: Kush të ndihmoi për t”i propozuar live në studio?
Ardit Roshi: Askush se po të kërkoja ndihmë, qoftë nga mami Jeta, qoftë nga mami Alba, ndihmë, kushedi se çfarë do kishin bërë. Thirra vetëm 3 miqtë tanë shumë të mirë që të ishin në studio dhe e dinin vetëm regisori, drejtori i fotografisë dhe orkestra që duheshin, pjesa tjerë zero.
Gjeta unazën, vendosa mënyrën, duke njohur dhe Blerinën a do i pëlqente apo jo dhe fatmirësisht kisha të drejtë. Ishim në Pallatin e Sportit sepse vëllai i Blerinës kishte ndeshje dhe në një moment që Blerina u largua ja tregova unazën mami Albës, dhe ajo tha: “Qyqa çuno, po a je i sigurt?” Sigurisht i thashë se rrall herë të vijnë këto mundësi në derë.
Marrë nga Ora News
(f.m/dosja.al)