Quentin Tarantino bëhet baba për herë të parë në moshën 56-vjeçare
Regjisori i famshëm Quentin Tarantino do të bëhet baba për herë të parë në moshën 56-vjeçare.
Bashkëshortja e tij, izraelitja Daniella Pick mësohet se është shtatzënë, por ende nuk dihet sesa muajshe është modelja.
“Daniella dhe Quentin Tarantino janë shumë të lumtur të njoftojnë se janë në pritje të një fëmijë”– pohoi çifti në një deklaratë ekskluzive për revistën “People”.
Regjisori dhe skenaristi me famë ndërkombëtare u takua me Danielën, që është vajza e këngëtarit izraelit, Tzvika Pick, në vitin 2009 kur po promovonte filmin e tij Inglorious Basterds. Çifti u fejua në vitin 2009 pas njw viti lidhjeje.
Lajmi për ardhjen e një foshnje në jetë vjen në një kohë triumfi profesional për Tarantinon. Analistët parashikojnë se “Once Upon A Time In Hollywood” do fitojë të paktën 375 milion dollarë në të gjithë botën./revistawho