Quentin Tarantino, baba për herë të parë

Quentin Tarantino dhe bashkëshortja e tij, Daniella Pick, janë bërë prindër për herë të parë.

Përfaqësuesit e Tarantino-s thanë për Page Six: “Daniella dhe Quentin Tarantino janë të lumtur të njoftojnë se lindi fëmija i tyre i parë. Djali lindi më 22 shkurt.” Përveç kësaj, nuk u dha asnjë informacion tjetër. Bebushi është fëmija i parë i çiftit. Tarantino konfirmoi në gusht se Daniella ishte shtatzënë. Regjisori dhe këngëtarja/aktorja izraelite u njohën në vitin 2009, kur ai po promovonte filmin “Basterds Inglourious” në Izrael.