Qokat e VIP-ave në dasmën e dytë të Bleros, ja sa para i futi në zarf Sinan Hoxha

Një shaka që duket të ketë filluar mes dyshes, vazhdoi prapë në dasmën e këngëtarit Blero Muharremi me modelen Afrona Dika. Kur Blero ishte martuar për herë të parë, Sinan Hoxha, miku i tij, i kishte lënë peshqesh 1,000 euro në zarf.Kur ky i fundit ishte martuar me Andrra Destanin, natyrisht edhe Blero i ftuar në dasmë i kishte lënë 1,001 euro në zarf.

Afrona-2

Mirëpo një dasmë e re, nënkuptoi që shakaja do vazhdonte. Muajin e kaluar, Blero kurorëzoi me martesë dashurinë me Afronën. Në dasmë nuk munguan të ftuarit VIP. Mes tyre ishte edhe miku i Bleros, Sinan Hoxha me bashkëshorten, Andrra Destani ku këta të fundit i lanë peshqesh 1,005 euro, kësaj here Sinani duke rritur numrin pak më shumë. Në intervistën e tij të parë pas dasmës në Prive, Blero flet për shumë gjëra për martesën dhe jetën pas dasmës që u zhvillua /Prive.al