Qindra trëndafila të kuq për ditëlindje. Aurela Hoxha feston (prapë) 27-vjetorin
Aurela Hoxha e ka pritur ditëlindjen me të birin dhe miqtë e saj më të mirë. Me siguri dhe partneri ka qenë aty, por ajo nuk ka ndërmend të na e tregojë.
Atmosfera ka qenë shumë e ëmbël dhe modelja shfaqet e qeshur në ato copëza urimesh që miqtë e saj kanë publikuar. Mes trëndafilash, shumë tullumbacesh dhe plot ëmbëlsira, Aurela shkroi se priti 27-vjetorin.
Po sa vjeç mbush në të vërtetë modelja e njohur? Ne kemi bërë një kërkim në median e shkruar ndër vite dhe nga artikujt bë portale, rezulton që Aurela ka ca kohë që shkruan për 27-vjetorin e saj.
Me pak fjalë, ajo ka 10 vjet që bën 27 vjeç. Kot nuk thonë: Njeriu është aq sa do vetë. Dhe Aurela ka vendosur të ndalojë te 27-a./revistawho.com