Qindra qytetarë të veshur si babagjyshë të Vitit të Ri marshojnë në rrugët e Athinës
Qindra njerëz të veshur si babagjyshë të Vitit të Ri kanë kryer një vrapim përreth 2 kilometra rreth Qendrës Olimpike Atletike të Athinës, në kuadër të garës së 7-të vjetore të bamirësisë në kryeqytetin grek.
Tarifa e hyrjes ishte12 euro secila, ndërsa shumica e parave të mbledhura vijnë nga sponsorizimet e korporatave. Të ardhurat e këtij viti do të shkojnë për fondacionin Make-A-Wish Greece për të përmbushur dëshirat e fëmijëve të sëmurë rëndë.
Santa Run ishte i pari që nga viti 2019, me ngjarjen e vitit 2020 të anuluar për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Marrë nga protothema.gr
(E.H/Dosja.al)